Muharremi: Energji s’do të thotë veç me i rritë faturat, a thu a po mëson Kosova nga Irani e Ukraina? NULL NULL 15.06.2025 14:09 15.06.2025 14:09 Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së vizionit strategjik për energjinë në Kosovë, duke e ndërlidhur me tensionet e fundit mes Iranit dhe Izraelit. Ai thekson se në çdo krizë ndërkombëtare, infrastruktura energjetike është objektiv i parë, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet me kapacitete të vjetra nga koha e Jugosllavisë, transmeton klankosova.tv. ”A thu po mëson Kosova prej asaj që po e shohim në Iran e Ukrainë që ENERGJIA nuk do me thonë veç “me ju rritë faturat” qytetarëve.. po është aseti më kritik dhe thelbësor. Infrastrukturë e pazëvendësueshme. Aty ku po goditen shtet, si punë e parë. Nuk është ZRRE-ja e Qeveria e as institucionet tjera vetëm me i ngarku bizneset e familjet me fatura astronomike të energjisë, po detyrë primare e tyre është me i rritë kapacitetet, me i diversifiku burimet, me i mbrojtë e zhvillu infrastrukturën kritike të enegjisë. E ku janë temat e diskutimet për rritje të kapacitetive të energjisë, diversifikim të resurseve dhe burimeve? Nuk paska as plane, as diskutimet, as vizion, e as dëshirë… thujase ky vend nuk është i joni. Apo ndoshta kemi ne dëshirë tjerët me mendu për ne. Jo vetëm me mendu, po edhe me ardh me i ndërtu ata për ne, se na kemi punë duke e sulmu dhe asgjësu njeri-tjetrin. Ku po i mësojnë këto lekcione për politikë e për qeverisje e shtet? Se nuk po duken aspak të duhura e mbara. Po duket sikur po lexojnë nga një libër i gabuar e që bën krejt kontra. Atë që nuk duhet e bëjnë me zell. Atë që duhet, as që e prekin me dorë. Kështu si jemi, me kapacitet të energjisë që na kanë kriju Jugosllavia para gjashtëdhjet vjete, armiku me një lëvizje të vetme na paralizon. Nuk i kemi rritë kapacitetet, nuk i kemi diversifiku. Përatë, dhe për shkak të keq-menaxhimit dhe keq-rregullimit, edhe faturat po na rriten. Edhe ekonomia po na rrezikohet nga kostot astronomike të energjisë që po ju ofrohen këto ditë. E sa për siguri të shtetit, një goditje në KEK, një shpërthim në Ibër-Lepenc, edhe u kry puna. Vendit shkon për lesh. Paralizohet. Nuk ka as energji, as bukë me hangër, se edhe buka me energji po prodhohet. Kush na ka faj për këtë? Pse nuk i kemi kry detyrat e shtëpisë? Le që nuk i kemi kry qe sa dekada, por ende sot as nuk kemi vullnet e as dëshirë me i adresu e me i zgjidhë këto sfida egzistenciale. Pse nuk ka sot debat për kapacitete të energjisë? Pse nuk jemi këto momente tu i ndërtu kapacitet serioze? Dihet pse, se e kemi keqkuptu radikalisht cka eshte politika dhe qeverisja. Kështu si po ecim, nuk po duket që ka dicka të hajrit. E këto nuk janë “matematika aq të vështira”. Aspak nuk janë, e as nuk duhet me zbulu asgjë e re nga ne. Vetëm duhet me u ulë dhe me mendu pak, me e dashtë vendin tënd, edhe e kupton menjëherë cka duhet me bë. Po me gjasë këta tanët e kuptojnë politikën vetëm si sport i shkatërrimit të kundërshtarit. Nuk e shohin si detyrë me e forcu e mbrojtë vendin. Ndoshta jemi msu gjithmonë që dikush tjetër me na e kry punën. Ashtu u çliruam, ashtu e ndërtuam shtetin, institucionet. Ama kapacitetet energjetike nuk i rritëm, se ishim të zënë me njëri tjetrin, sikur edhe sot. Faturat po, i rritëm disa herë. E bizneset kryesore i qitëm në mal me e rreziku ekonominë tonë. Jemi mësu me na e rritë faturat po edhe me me i bë zullum bizneseve… Me e përkrahë të huajin firma fantome e monopole… Po jo edhe atë çka duhet, nuk jemi mësu ende. Nuk jemi mësu e spo ka vullnet as dëshirë me investu në energji, siguri e ekonomi. Me diversifiku resurset dhe burimevet që mos me të zën në gjumë armiku e mos me të paralizu brenda 10 sekondave nga një sabotazh modest. Ka çka me mësu Kosova shumë. Vetëm a dëshiron”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025