“Sirenat nuk ndalen”, Irani dhe Izraeli sulmojnë njëri-tjetrin NULL NULL 15.06.2025 07:02 15.06.2025 07:02 Foto nga Reuters Për dy net radhazi në gjithë Izraelin u dëgjuan sirenat, derisa mbrojtja ajrore u përpoq të kapte raketat iraniane. Në Tamra në veri të vendit – një qytet kryesisht palestinez – një shtëpi u shemb pjesërisht pasi u godit. Orë më vonë, në një valë të dytë sulmesh, një ndërtesë në qytetin qendror të Bat Yam u dëmtua rëndë. Ndërsa agoi mëngjesi, ekipet e emergjencës ende po kërkonin për të zhdukurit. Shërbimi i emergjencës së Izraelit ka bërë të ditur se në sulmet e natës u vranë katër persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Katër të vrarët ishin një grua në të 60-at, një grua në të 80-at, një djalë rreth 10 vjeç dhe një vajzë e re. Ndërkohë, MDA thotë se po trajton 99 persona të plagosur – katër prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj Iranit – megjithëse ende nuk është konfirmuar shifra e viktimave atje. Irani thuhet se ka vendosur kufizime të gjera në internet pas sulmeve izraelite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.