Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael NULL NULL 14.06.2025 23:43 14.06.2025 23:43 Shërbimi i Emergjencave të Izraelit, Magen David Adom (MDA), thotë se një grua në të 20-at e saj është vrarë pas sulmeve iraniane. Gruaja, e cila u nxor nga rrënojat, ishte në shtëpinë dykatëshe në Galilenë Perëndimore. Kurse, më herët u tha se të paktën janë 14 persona të lënduar si pasojë e sulmeve ajrore iraniane. Më herët sot, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se “Teherani do të digjet” nëse vazhdon të qëllojë me raketa civilët izraelitë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli godet Aeroportin e Mashhadit në lindje të Iranit, objektivi më i largët deri tani 11 minuta më parë
Kosova Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha me u përbë Kuvendi 14 minuta më parë
Kosova "Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin", thotë Bilalli 37 minuta më parë