Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Remi: Duhet ta përshpejtojmë ndërrimin e mentalitetit, mendësisë së robit (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 22:41

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi sonte në emisionin “Oxygen” ka thënë se duhet të përshpejtohet ndërrimi i mentalitetit, siç u shpreh ai, mendësisë së robit.

Ai tha se në këtë drejtim ka lëvizje dhe u shpreh se është i kënaqur me dinamikën, përcjell Klankosova.tv.

“Duhet ta përshpejtojmë ndërrimin e mentalitetin, mendësisë së robit, është ka levizë, unë jam i kënaqur me dinamikën”.

“Të gjitha sistemet tona janë ndërtuar në sistemin e robërisë edhe ajo mendësi ngadalë, pak e nga pak po zëvëndësohet me sistemin e lirë”.

Janë 26 gjenerata që kanë lindur në liri, pritjet janë të mira, mirëpo edhe ne mund t’iu ndihmojmë shumë në transformimin e vetes tonë, për të ecur edhe me iu bashkëngjitë kombeve të qytetëruara, më moderne që janë në botë, e kemi vendin aty”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.