Kosova bëhet vendi i parë në Evropë që pranon emigrantët, ShBA-ja e falënderon NULL NULL 14.06.2025 20:54 14.06.2025 20:54 Anu Prattipati, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka falënderuar Kosovën që i tha po pranimit të shtetasve të vendeve të treta që largohen nga Amerika. Në një postim në X, ajo ka thënë se kosovarët janë të parët në Evropë që po pranojnë kërkesën e ShBA-së. “Faleminderit partnerit tonë, Kosovës. Vendit të parë në Evropë që njoftoi pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara”. “Sigurimi i kufirit të ShBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë vlerësoj shumë si Qeverinë, ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, ka thënë Prattipati. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bajrami: Lajm i mirë angazhimi i sërishëm i Trumpit për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë 6 sekonda më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 1 orë më parë