Irani thotë se Izraeli ka sulmuar dy fusha gazi NULL NULL 14.06.2025 20:26 14.06.2025 20:26 Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore, "Iron Dome", qëllon për të penguar projektilët mbi Tel Aviv, të shtunën, 14 qershor, 2025. Foto: AP Ministria e Iranit ka thënë në një deklaratë se dy fusha të mëdha gazi në Bushehr të Iranit janë sulmuar nga Izraeli. Duke cituar dëshmitarë okularë, mediat iraniane thonë se njëra nga to është fusha e gazit South Pars, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Një kompani tjetër gazi, Fajr Jam Gas Refining Company është gjithashtu në shënjestër në të njëjtën provincë. Kjo është hera e parë që u raportua për sulme të Izraelit ndaj fushave të gazit në Iran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.