“Peja poetike” me poezi e muzikë në Rugovë (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 20:35 14.06.2025 20:35 Poezitë i kanë të ndryshme por dashurinë për t’i shkruar të njëjtë. Kësisoj të shtunën pranë Bjeshkëve të Rugovës jehoi tingulli i vargjeve që u prezantuan në një mbledhim me shumë epitete. Manifestimi letrar Poetik Tradicional Ndërkombëtar miqësor mbajti edicionin e 15 të “Pejës poetike” Edhe kësaj radhe atje u mblodhën poetë e poete nga të gjitha trojet shqiptare. Çmimin kryesor e fitoi Alketa Spahiu, me poezinë “Shkëlqimi final”. Ndërkohë, në mesin e shumë emrave që u dekoruan, një motivacion e patën edhe për Klan Kosovën Në këtë manifestim u prezantuan edhe pika artistike e muzikore, ku poetët dëshmuan se dinë edhe të vallëzojnë mirë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 41 minuta më parë