Manifestimi i LGBTQ, Prishtina mban “Paradën e Krenarisë” (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 20:34 14.06.2025 20:34 Para se të niseshin u siguruan që ngjyrat e komunitetit të tyre t’i kenë edhe në fytyrë. E dikush tjetër vendosi që flamurin ta mbajë nga koka deri te këmbët. Me këto përgatitje marshimi i komunitetit LGBTQ me moton “Asnjë hap mbrapa” nisi drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, ku nuk mbeti pa u folur edhe për kodin civil. Në paradë mori pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe aktivistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kishin shkuar posaçërisht për këtë ngjarje. Pas përfundimit të paradës, pjesëmarrësit mbajtën një koncert në Bibliotekën Kombëtare, duke shënuar kësisoj edhe mbylljen e Javës së Krenarisë në Prishtinë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 21 minuta më parë