Përvjetori i çlirimit: Ushtarët e KFOR-it na ngushëlluan për humbjet (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 20:38 14.06.2025 20:38 “Babë, unë kam vendosur t’i bashkohem luftës. Veç unë, ti e Zoti e dimë. Çka po m’thu?” Këto ishin fjalët e fundit që Abdullah Qerkezi ia tha të atit para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trimi nga Obiliqi që atë kohë ishte vetëm 29-vjeçar, ra herokisht në mbrojtje të atdheut. Në muze, familja akoma e ruan si kujtim veturën e tij me të cilën kreu aksione kundër pushtuesit serb. Falë gjakut të tij e dëshmorëve të tjerë, por edhe bombardimeve të NATO-s kjo qytezë u çlirua më 14 qershor 1999, kur arritën edhe paqeruajtësit e misionit KFOR. Këta të fundit u kujdesën t’ua zbusin dhembjen të gjallëve, për familjarët e vrarë në luftë. E në përkujtim të kësaj dite, nën patronatin e krytarit të komunëssë Obiliqt , Xhafer Gashit, të shtunën u mbajt një organizim në shtëpinë e kulturës “Xhavit Haziri ” Si ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se 14 qershori është datë me rëndësi e që duhet mbajtur mend. Në manifestimin për ta shënuar këtë ditë morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të luftës, si edhe përfaqësues politik e institucionalë lokalë. Ndërsa për disponimin e tyre dhe nderimin e dëshmorëve u kujdes ansambli i qytetit me programin e përgatitur enkas për këtë ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 1 orë më parë