Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujdesi për çlirimtarët: Istogu i rivarros 34 dëshmorët e vet (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 20:28

Për herë të fundit iu thirrën emrat para se t’iu shkruheshin në pllakën e varrit.

Edhe flamuri që krenarisht ia mbulonte arkivolin u palos me kujdesin më të madh.

Por, krejt këto momente nuk ishin të lehta për familjarët që ia dhanë edhe një herë lamtumirën më të dashurve të tyre, që si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  ranë në luftë me pushtuesin.

Humbja e tre vëllëzerve 21, 24 dhe 26 vjeçar për motrën e madhe edhe sot është dhimbje e njëjtë, por edhe mburrja me ta.

Këtë të shtunë, në Vrellë të Istogut u rivarrosen 34 dëshorët që varret i kishin në fshatrat e tyre.

Ata tani do të pushojnë përjetësisht në Komoleksin Memorial të fshatit, derisa finalizimi i emrave të tyre mbi varre do të përfundohet deri më 20 qershor kur shënohet dita e çlirimit të kësaj komune.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.