Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit NULL NULL 14.06.2025 19:45 14.06.2025 19:45 Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Këtë e ka bërë të ditur vet Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se synon të sjell një drejtim të ri dhe siç u shpreh, më transparent për Deçanin. “Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, Të gjithë ju që jetoni në Kosovë dhe në mërgatë. Sot shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Deçanit”. “Me përkushtim të plotë dhe me mbështetjen tuaj, synoj të sjell një drejtim të ri, më të afërt me qytetarin, më transparent dhe më zhvillimor për komunën tonë”, ka shkruar tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 1 orë më parë