LIVE| Intensifikohen sulmet mes Izraelit dhe Iranit NULL NULL 14.06.2025 16:59 14.06.2025 16:59 23:56 – Irani thotë se depoja e naftës Shahran është cak i sulmeve izraelite Një sulm izraelit shënjestroi depon e naftës Shahran të Iranit dhe një rezervuar karburanti, por situata është “nën kontroll”, sipas medias shtetërore iraniane, e cila ka cituar ministrinë e naftës së vendit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Depoja e naftës Shahran ndodhet në veriperëndim të Teheranit, ndërsa rezervuari ndodhet në jug të Teheranit. “Sipas raporteve fillestare, nivelet e karburantit në të dy rezervuarët nuk ishin të larta dhe situata është plotësisht nën kontroll”, raportoi media. 23:49 – Nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa të Izraelit Bashkia e Haifës thotë se nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa dhe se nuk dihet për viktima. Më parë, televizioni shtetëror iranian raportoi ky qytet ishte një nga objektivat kryesorë të sulmeve të sonte, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Disa fragmente të raketave u gjetën në një numër të vogël vendesh”, thuhet në deklaratë. 23:36 – Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfshiu raketa dhe dronë Më herët u raportua se Irani ka nisur një breshëri e re predhash drejt Izraelit. Media shtetërore iraniane thanë se kjo breshëri e fundit ka përfshirë si raketa ashtu edhe drone, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, edhe Izraeli ka nisur një valë sulmesh që synojnë zona të ndryshme të Iranit, ku Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë në një deklaratë të mëhershme se zbuluan raketa të lëshuara nga Irani në një alarm të lëshuar, duke u bërë thirrje banorëve në të gjithë Izraelin të drejtohen në strehimoret e bombave sapo të marrin një alarm. 23:28 – Irani dhe Izraeli me sulme të reja, Netanyahu thërret mbledhjen e kabinetit të sigurisë Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur mbledhjen e kabinetit të sigurisë. Këtë ai e ka bërë derisa Izraeli dhe Irani shkëmbyen një raund të ri sulmesh me raketa, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Izraeli ka publikuar edhe imazhe të Netanyahut duke u takuar me kabinetin e tij të sigurisë. 23:21 – Depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli BBC e ka konfirmuar se depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli. Ministria e Naftës e Iranit thotë gjithashtu se sulmet izraelite kanë synuar depon dhe një rezervuar karburanti në Teheranin jugor. Megjithatë, ata shtojnë se nivelet e karburantit në këto dy depo nuk janë të larta dhe situata është nën kontroll. Departamenti i zjarrfikësve të Teheranit kishte paralajmëruar më parë se depoja e naftës Shahran ishte me rrezik të lartë sepse ndodhet shumë afër vendeve ku jetojnë njerëzit në qytet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. 23:17 – Shihen raketa në qiellin e Jerusalemit Janë parë raketa që fluturonin në qiellin e Jerusalemit. Kështu ka raportuar CNN, teksa ka thënë se ato i ka parë një gazetar i tyre, transmeton Klankosova.tv. Media shtetërore iraniane njoftuan pak minuta më parë se një breshëri e re raketash po shkonte drejt Izraelit. 22:57 – Trumpi jep detaje për bisedën me Putinin Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë detaje në lidhje me bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se biseda ishte njëorëshe. zhvilluan një telefonatë njëorëshe të shtunën, tha Trump në një postim në rrjetet sociale. Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump tha se folën “gjerësisht” për sulmet ajrore të Iranit dhe Izraelit dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit. Trump tha se si ai ashtu edhe Putini ranë dakord që konflikti Izrael-Iran duhet të marrë fund, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ai mendon ashtu si unë se kjo luftë në Izrael-Iran duhet të marrë fund, gjë për të cilën e shpjegova se edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, tha Trump, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës. 22:49 – Izraeli kryen sulme të reja kundër Iranit Izraeli ka nisur një valë sulmesh që synojnë zona të ndryshme të Iranit,. Kështu raporton CNN duke iu referuar ushtrisë izraelite dhe medias iraniane, transmeton Klankosova.tv. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të mëhershme se zbuluan raketa të lëshuara nga Irani në një alarm të lëshuar të shtunën vonë, duke u bërë thirrje banorëve në të gjithë Izraelin të drejtohen në strehimoret e bombave sapo të marrin një alarm, transmeton Klankosova.tv 22:35 – Raketat shihen duke hyrë në hapësirën ajrore izraelite Ushtria izraelite “IDF” ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Jerusalemit. “Pas marrjes së një alarmi, qytetarët udhëzohen të hyjnë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm”, ka thënë IDF. Reuters raporton se “disa raketa” janë parë mbi Jerusalem, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. 20:56 – ‘Edhe në këtë orë, Forcat Ajrore vazhdojnë të sulmojnë Iranin’ – thotë ushtria izraelite Zëdhënësja kryesore e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, tha se “edhe në këtë orë, pilotët e Forcave Ajrore vazhdojnë të sulmojnë dhe të kryejnë sulme të gjera në zona të ndryshme të Iranit”. “Një seri sulmesh që nuk janë ndalur për gati 40 orë dhe përfshijnë më shumë se 150 objektiva. Fokusi i sulmeve në 24 orët e fundit, Teherani”, shton ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një konferencë televizive, Defrin thotë se Izraeli shënjestroi një vend nëntokësor në Iranin perëndimor “të përdorur për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë dhe raketave lundruese”. “Ky vend u sulmua dhe figurat e larta që e vizituan atë në të kaluarën u eliminuan gjithashtu”, thotë ai. Defrin shtoi se raketat e ruajtura atje supozohej të lëshoheshin “kundër qytetarëve izraelitë ose edhe kundër forcave të vendeve të tjera perëndimore në Lindjen e Mesme”. 20:26 – Irani thotë se Izraeli ka sulmuar dy fusha gazi Ministria e Iranit ka thënë në një deklaratë se dy fusha të mëdha gazi në Bushehr të Iranit janë sulmuar nga Izraeli. Duke cituar dëshmitarë okularë, mediat iraniane thonë se njëra nga to është fusha e gazit South Pars, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Një kompani tjetër gazi, Fajr Jam Gas Refining Company është gjithashtu në shënjestër në të njëjtën provincë. Kjo është hera e parë që u raportua për sulme të Izraelit ndaj fushave të gazit në Iran. 19:13 -Putini dhe Trumpi me bisedë telefonike për tensionet në Lindjen e Mesme Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump zhvilluan një telefonatë 50-minutëshe të shtunën për të diskutuar situatën e përshkallëzuar në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, tha këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov. Gjatë bisedës, Putin e informoi Trumpin mbi bisedimet e tij të fundit me udhëheqësit e Iranit dhe Izraelit dhe përsëriti propozimin e Rusisë për të kërkuar zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjen bërthamore iraniane. “Përshkallëzimi i rrezikshëm i situatës në Lindjen e Mesme ishte natyrshëm në qendër të shkëmbimit të opinioneve,” u tha Ushakov gazetarëve pas bisedës midis Putinit dhe Trump, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. “Vladimir Putin, pasi dënoi operacionin ushtarak kundër Iranit, shprehu shqetësim serioz për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit,” tha ai, duke paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme për të gjithë situatën në Lindjen e Mesme”. Putin gjithashtu theksoi gatishmërinë e Rusisë për të kryer përpjekje të mundshme ndërmjetësimi dhe vuri në dukje se Rusia kishte propozuar hapa “që synojnë gjetjen e marrëveshjeve të pranueshme reciprokisht” gjatë negociatave SHBA-Iran mbi programin bërthamor iranian. “Qasja parimore dhe interesi i Rusisë për zgjidhjen mbeten të pandryshuara,” tha Ushakov. 18:22 – Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, thotë Omani Raundi i ardhshëm i negociatave bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar të zhvillohej në Oman të dielën, është anuluar. Kështu tha ministri i jashtëm i Omanit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat këtë të diel nuk do të zhvillohen tani,” shkroi Badr Albusaidi në X. “Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.” Diskutimet do të kishin qenë të gjashtat në proces, të cilin Omani i ka ndërmjetësuar, por të cilat u përkeqësuan nga sulmet e Izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më parë tha se bisedime të tilla ishin “të pajustifikueshme” ndërsa sulmet e Izraelit vazhdonin, por nuk tha se ato ishin anuluar, transmeton Klankosova.tv. 17:15 – A po zhvillohen bisedime me SHBA-në? Irani: Fokusi është në kundërshtimin e armikut Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi më herët tha se bisedimet me SHBA-në për një marrëveshje bërthamore tani janë të pajustifikueshme. Tani Ministria e Jashtme e Iranit ka dhënë një përditësim tjetër, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Një zëdhënës duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me negociatat me SHBA-në që ishin caktuar për të dielën, tha: “Fokusi kryesor i Iranit në situatën aktuale është kundërshtimi i agresionit të armikut.” Ai gjithashtu akuzoi SHBA-në për mbështetjen e operacionit të Izraelit, duke shtuar se mbajtja e bisedimeve me një mbështetës të tillë do të ishte “thelbësisht e pakuptimtë”. 17:05 – Izraeli thotë se 20 komandantë ushtarakë iranianë janë vrarë që nga fillimi i operacionit Ushtria izraelite tha se ka vrarë kreun e inteligjencës për forcat e armatosura të Iranit, Gholam-Regha Merhabi. Ata tani thonë se kanë vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë që nga fillimi i operacionit të tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se Merhabi ishte i përfshirë në punën e inteligjencës dhe menaxhimin e sulmeve ndaj Izraelit gjatë vitit të kaluar. Më herët sot, media shtetërore e Iranit raportoi se gjenerali Mehdi Rabbani, zëvendëskreu i operacioneve, u vra gjithashtu në sulme. Izraeli do të godasë ‘çdo vend dhe çdo objektiv’ të Iranit, thotë Netanyahu Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të godasë ‘çdo vend dhe çdo objektiv’ të Iranit. “Ne i kemi dhënë një goditje shumë të rëndë vendit kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit dhe nëse është e nevojshme do ta godasim përsëri”, tha ai në një video mesazh të publikuar së fundmi, transmeton Klankosova.tv. “Ekziston një kërcënim i madh nga raketat balistike, ne kemi ndërmarrë veprime për të shkatërruar aftësitë e prodhimit të raketave balistike të Iranit”, shton ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht 5 minuta më parë
Kosova Veteranët e UÇK-së në Pejë shpallin në Ditën e Çlirimit nismë për pastrimin e listave të luftëtarëve 14 minuta më parë