Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arbëreshët e Kalabrisë shkojnë për vizitë në Komunën e Suharekës

NULL NULL
14.06.2025 14:49
Foto nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se ka pritur një delegacion të rëndësishëm nga bashkitë arbëreshe të Kalabrisë së Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj thotë se kjo vizitë nderoi Komunën e Suharekës, duke shtuar se ky takim do t’i rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve, transmeton Klankosova.tv.

“Kryetarët e bashkive arbëreshe në Kalabri vizituan Komunën e Suharekës.  Delgacioni i përbërë⁠ nga Ernesto Madeo, komisioner i Fondacionit Arbëresh dhe kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone, Damiano Baffa, kryetar i Bashkisë San Cosmo Albanese, Angelo Catapano, kryetar i Bashkisë Frascineto, Serena Notaro, kryetare e Këshillit të Bashkisë Caraffa di Catanzaro, Giuseppe Rizzo, kryetar i Bashkisë Cerzeto, Valerio Caparelli, gazetar dhe përgjegjës i komunikimit të Fondacionit Arbëresh”.

“Natyrisht në të ardhmen do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, duke e theksuar edhe si domosdoshmëri e kohës. Kjo vizitë e nderon komunën tonë, dhe kjo do t’i hap rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.