Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dembele: Me Mbappe-në nuk flasim për Topin e Artë

NULL NULL
14.06.2025 14:32

Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka folur për Topin e Artë dhe si e shohin tani këtë çmim ai dhe Kylian Mbappe.

“Topi i Artë? Me Kylianin, nuk folëm për të, nuk flasim për këtë,” tha Dembele.

“Gjithmonë kemi thënë se fitimi i titujve kolektivë është më i rëndësishëm nëse doni të fitoni Topin e Artë”.

“Çelësi është të shkojmë deri në fund në garat e mëdha dhe të kemi një sezon të shkëlqyer,” shtoi ai.

Mbappe-ja është përfolur me vite për këtë çmim, por Dembeleja duket se i doli përpara pasi mori tripletën me PSG-në pas largimit të këtij të parit drejt Real Madridit.

Dembele dhe Mbappe janë të dy me ekipin kombëtar francez duke u përgatitur për turnetë e mëdha të verës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.