Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael NULL NULL 14.06.2025 12:13 14.06.2025 12:13 Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sulmet hakmarrëse të raketave iraniane goditën shtëpitë në Izraelin qendror. Të paktën tre persona u vranë dhe 20 u plagosën kur Rishon LeZion, një periferi e Tel-Avivit, u godit nga një breshëri raketash herët në mëngjes, raporton “Telegraph”, transmeton Klankosova.tv. Një oficer policie u pa duke e mbajtur foshnjën, e cila shërbimet e emergjencës thanë se ishte plagosur lehtë. “E tërhoqa në krahët e mi dhe pastaj ia dhashë oficerit të parë të policisë që pashë, dhe pastaj fillova të nxirrja të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”, tha Idan Chen, kapiteni i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit. “Ndërsa po e bënim këtë, kishte njerëz të bllokuar në shtëpinë sipër dhe pranë – dhe përballë kishte një zjarr”, i tha ai agjencisë izraelite të lajmeve “Walla”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.