Osmani në Tokio takon Kryetarin e JICA-s, diskutojnë për projektet aktuale dhe të ardhshme NULL NULL 14.06.2025 11:44 14.06.2025 11:44 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në Japoni, në Tokio ka takuar Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Tanaka Akihiko. Presidentja Osmani bëri të ditur se me Akihiko diskutuan për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve. Ndër të tjerash, në njoftimin e presidentes Vjosa Osmani nënvizohet se, Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kontrollohen lokalet e natës në Prizren, pesë të arrestuar – konfiskohen armë 55 minuta më parë