Qytetarëve izraelitë u është thënë të minimizojnë lëvizjen dhe të shmangin grumbullimet NULL NULL 13.06.2025 19:39 13.06.2025 19:39 Është raportuar që janë dëgjuar sirena në Jerusalem, derisa ushtria izraelite tha se një raketë ishte lëshuar drejt vendit nga Jemeni. Në një përditësim të ri, Forcat Mbrojtëse izraelite thonë se banorëve në të gjithë Izraelin u është udhëzuar të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu u bërë thirrje edhe që të shmangen grumbullimet dhe nëse lëshohet një alarm, njerëzit duhet të shkojnë në një hapësirë të mbrojtur derisa të jepet një përditësim zyrtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.