Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agjenti i Williamsit udhëton në Barcelonë

NULL NULL
13.06.2025 18:56

Agjenti i Nico Williams, Felix Tainta, ka udhëtuar sot drejt Barcelonës ku është takuar me drejtorin sportiv të klubit blaugrana, Deco.

Takimi mes Taintas dhe Decos ishte i fokusuar mbi mundësinë e rikthimit të një transferimi që kishte dështuar verën e kaluar, atë të Nico Williamsit në “Camp Nou”.

“Tainta, i cili verën e kaluar ishte afër marrëveshjes me Barçën për transferimin e Nicos, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me klubin katalanas në muajt e fundit dhe tani dëshironte të kuptonte nëse Barça është e gatshme ta konkretizojë operacionin. Kohët e fundit, Barça ishte distancuar nga Nico, dhe madje Joan Laporta kishte përjashtuar publikisht një transferim të mundshëm këtë verë”, shkruan mediumi sportiv spanjoll, Diario Sport, transmeton Klankosova.tv.

Mesfushori i Athletico Bilbaos, Nico Williams ka zgjuar interes të madh në merkato për shkak të klauzolës së lirimit prej 62 milionë eurosh.

Në garë për shërbimet e spanjollit janë edhe Arsenli dhe Bayern Munichu, ku të dy klubet janë gati ta paguajnë klauzolën dhe i kanë ofruar kontratë të mirë, por nuk përmbushin kërkesat financiare fillestare të lojtarit për të dalë jashtë Spanjës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.