Kodra e Trimave vlon prej mbetjeve nga prerja e kurbanëve – alarmon ambientalisti: Bakterie dhe viruse! (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 19:35 13.06.2025 19:35 Thotë që pasojat janë të paevitueshme kur bëhet ekspozimi i mbetjeve shtazore në vende të hapura. Sipas ambientalistit Shyqeri Dumani, zhvillohen bakterie e viruse kur bëhet kontaminimi i ajrit nga prishja e kalbja e pjesëve të trupit të kafshëve. Është pikërisht e njëjta situatë e cila ka ndodhur menjëherë pas festës së Kurban Bajramit, ku qytetarët kanë bërë hedhjen e mbetjeve nga prerja e kafshëve në tregun e improvizuar në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje kjo e quajtur Vranjevc. Në këtë gjendje, sipas Dumanit, ekspozimi i tyre në një ambient të hapur, paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve. Sipas tij në rastet kur qytetarët i hedhin mbetjet kudo, inspektorët nuk duhet të lejojnë këtë gjë dhe duhet të përcjellin këtë fenomen në vazhdimësi. Sipas tij, Kosova e ka të përcaktuar mirë ligjërisht se si duhet të trajtohen pjesët e papërdorshme të kafshëve ku përfshihen lëkura, zorrët e eshtrat. Sipas Dumanit të gjitha këto pjesë të mbetjeve shtazore duhet të trajtohen edhe më mirë se sa që është bërë deri më tani duke i groposur. Kjo ngase ka metoda të avancuara tani, dhe se vendi ynë duhet të marr shembull te vendet evropiane. Kiks Kosova ka dërguar pyetje në inspektoratin sanitar lidhur me këto deponi por nga të njëjtit deri në momentin që po transmetohet kjo kronikë, nuk kanë dërguar ndonjë përgjigje. Njëjtë veproi edhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë duke mos kthyer përgjigje lidhur me rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025