Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet i vdekur 72-vjeçari nga Ferizaj që u zhduk para dy ditësh

NULL NULL
13.06.2025 14:46

Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur.

Ai është gjetur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” të qytetit.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, për Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit”, tha ai.

Sipas Veselit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Ai tha se “dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur”.

Veseli tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.