Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t’i shkonte te varri”

NULL NULL
13.06.2025 14:24
Kryeministri në detyrë, homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në Ditën e Çlirimit - 12 qershor 2025
Kryeministri në detyrë, homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në Ditën e Çlirimit - 12 qershor 2025

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nderoi edhe ish-presidentin historik, Ibrahim Rugovën.

Lidhur me këtë, ka reaguar Muhamet Hamiti nga LDK, duke kujtuar kur Kurti e quante Rugovën “kolaboracionist” derisa Hashim Thaçin “tradhtar”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo u diskutua në emisionin “Kosova Today”, me një panel të ftuarish.

“Ky është një veprim simbolik dhe politik, që konfirmon rikthimin e figurës së Rugovës në unitetin kombëtar”, u shpreh kështu Zejnullah Jakupi.

“Nderimi i tij nga Kurti mund të sinjalizojë një përpjekje për unitet kombëtar”, tha tutje ai.

Nga ana tjetër, këtë veprim të kryeministrit në detyrë, si hipokrizi e sheh Afërdita Maliqi.

“E shoh si një hipokrizi të zotit Kurti, nuk e shoh si diçka që e ka bërë për unitet. Unë i kujtoj shumë mirë deklaratat e Kurti karshi Ibrahim Rugovës në vitin 2002, 2006, në kohën pasluftës, kur e quante Rugovën kolaboracionist.”, u shpreh Maliqi.

Ndërsa gazetari Ardian Gaxheri tha se i pari i VV-së ndërron shpesh qëndrimet, në bazë se si i konvenon më shumë.

Ndërsa Bardh Nëngurra pati krejt një qasje më emocionale lidhur me këtë çështje.

“Ka gabuar atëherë kur e ka quajtur kolaboracionist. Para se me shku te varri, me bë homazhe, është dashtë me dal publikisht me kërku falje dhe me thanë që ‘unë kam gabu’. Por jo, Albin Kurti nuk është njeri që kërkon falje”, u shpreh Nëngurra.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.