Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti tragjik i djalit dhe nënës në pishinë, Pano: Ndoshta vdekja ka qenë nga paniku ose frika (VIDEO) 

NULL NULL
13.06.2025 13:19

Aktivistja Linda Pano ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku Elzina Morina, 34 vjeçe, dhe djali i saj trevjeçar, Eloni, humbën jetën në një pishinë në Kosovë, më 12 qershor. Ngjarja ndodhi kur djali ra në ujë dhe e ëma u hodh për ta shpëtuar, por për fat të keq të dy gjetën vdekjen.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Pano ngriti dyshime rreth rrethanave të ngjarjes.

“Nuk ka fjalë për t’i ngushëlluar, por nuk e kuptoj dot se si është e mundur që të mbytesh në një pishinë me thellësi deri në 140 cm. E kuptoj që nuk ka ditur not, por sidoqoftë duhej të ishte e mundur t’i afrohej djalit. Ndoshta ka qenë paniku ose ndjenja e frikës që e ka penguar”,  tha Pano.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.