LDK në pritje të përgjigjeve nga partitë për Qeverinë e Unitetit NULL NULL 13.06.2025 13:05 13.06.2025 13:05 Grupi Parlamentar i LDK-së, 17 prill, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të përgjigjes së partive të tjera për çështjen e 15 pikëshit të Qeverisë së Unitetit, e propozuar nga vet ajo si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik. Kështu bëri të ditur gazetarja Qëndresa Bellagoshi, e cila nga afër ka përcjell seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, njashtu dhe shpalosjen e 15 pikëshit të Qeverisë Tranzicionale, transmeton Klankosova.tv. “Deputetët e LDK-së, siç është Armend Zemaj ka mbrojtur pikat të cilat janë paraqitur. Ai tha se nuk kanë nevojë ta dërgojnë të njëjtin material kryetarëve të partive, pasi dokumenti është publik”, tha tutje Bellagoshi. Gazetarja tregoi edhe për qëndrimet që dhanë deputetët e tjerë të partive politike lidhur me çështjen e një qeverie të përbashkët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë