Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë NULL NULL 13.06.2025 12:56 13.06.2025 12:56 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është takuar me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, të cilin siç thuhet, e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin ndaj thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim në Facebook, Osmani tha se me Kryeministrin Ishiba kanë diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. “Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë”, ka shkruar Osmani. Ajo ka theksuar gjithashtu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në shtetndërtim, integrim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 3 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë