Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DEFENDER25, Ambasada e ShBA-së: Bashkë me trupat e Kosovës po e forcojmë sigurinë

NULL NULL
13.06.2025 12:50

Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake amerikane në Evropë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes trupave amerikane dhe atyre kosovare, transmeton Klankosova.tv.

“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, shkroi ambasada në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.