Policia sekuestron 70 çadra dhe shezlongë në Golem, ishin vendosur pa leje NULL NULL 13.06.2025 11:54 13.06.2025 11:54 Foto nga Policia e Shtetit Policia e Shqipërisë ka liruar hapësirat publike në plazhin e Golemit, të cilat ishin uzurpuar në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit të policisë, 70 çadra dhe shezlongë u sekuestruan, transmeton Klankosova.tv. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë. Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim. “Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 34 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 38 minuta më parë