Hyseni (LDK): Po vazhdon skenari – numri i seancave rritet, bie ai i deputetëve NULL NULL 13.06.2025 11:35 13.06.2025 11:35 Ekrem Hyseni nga radhët e LDK-së, pas dështimit të seancës së 31-të konstituive tha se përsëri po vazhdon skenari që rezultatin e ka të njëjtë. “Ajo që pamë sot është vazhdimi i skenarit që rezultatin e ka të njëjtë. Rritet numri rendor i seancave, në ndërkohë bie numri i deputetëve”, u shpreh Hyseni para medieve, transmeton klankosova.tv. “Sot në propozimin e VV-së kishte vetëm 47 deputetë për, numri më i vogël ndonjëherë pas këtyre zgjedhjeve. Pra kemi një Kuvend jofunksional, një Qeveri pa legjitimitet në ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje që të dilet nga kjo krizë”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 4 orë më parë