Brahimaj: S’e kam pa 15 pikëshin e Qeverisë së Unitetit, dje ka qenë Dita e Çlirimit NULL NULL 13.06.2025 10:48 13.06.2025 10:48 Lahi Brahimaj nga AAK, është deklaruar pak para seancës së 31-të konstituive të Kuvendi të Kosovës. Ai u pyet rreth propozimit të LDK-së për Qeveri të Unitetit, ku Brahimaj tha se nuk i ka parë 15 pikat që janë shpalosur gjatë ditës së enjte. “Dje ka qenë dita e Çlirimit, jemi marr me të”, tha Brahimaj, duke uruar edhe një herë këtë ditë të rëndësishme. Ndërsa sa i përket zhbllokimit të situatës, ai kërkoi zgjidhje si nga partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurti, ashtu edhe nga ish-opozita. Po ashtu ai tha se’ askush se ka menduar që do të provohet 31 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë