Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinasit në hall nga mushkonjat, kur fillon dezinsektimi?

NULL NULL
13.06.2025 10:37

Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet, Izet Sadiku ka dhënë detaje për emisionin “Fol me Arin”, se pse Prishtina ende nuk ka nisur dezinsektimin e hapësirave publike të Prishtinës.

“Ky proces nis zakonisht në javën e parë të qershorit, apo në ditët e para dhe vazhdon me gjashtë faza, ku dallimi mes fazave është deri në 14 ditë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

“Por procesi nis edhe në bazë të kushteve meteorologjike, pasi nëse ka shumë të reshura ndikojnë që mos të ketë efekt të njëjtë dezinfektimi”, tha ai.

Por sipas Sadikut, përgatitjet kanë nisur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.