Merzi foli me Netanyahun mëngjesin kur u sulmua Irani NULL NULL 13.06.2025 10:17 13.06.2025 10:17 Netanyahu dhe Merz Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje Iranit dhe Izraelit të “përmbahen nga hapat që mund të çojnë në një përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin”. Merz, i cili tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e informoi atë për operacionin ushtarak në një telefonatë të premten në mëngjes, tha në një deklaratë se Gjermania është gati të përdorë “të gjitha mjetet diplomatike të disponueshme” për të ushtruar ndikim mbi palët në konflikt, shkruan AP, transmeton klankosova.tv. Ai tha se “qëllimi duhet të mbetet që Irani të mos përdorë dhe prodhojë armë bërthamore”. Udhëheqësi gjerman theksoi “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të tij”. Ai tha se autoritetet e sigurisë në Gjermani do të rrisin mbrojtjen për objektet hebraike dhe izraelite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshme ndaj amerikanëve 28 minuta më parë
Lajme Kancelari gjerman i kërkon G7-ës të tregojë unitet në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran 31 minuta më parë