Kërkohet ndihmë për gjetjen e Avni Agushit, 72-vjeçarit që u zhduk në Ferizaj NULL NULL 13.06.2025 08:13 13.06.2025 08:13 Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj i moshës 72-vjeçare që nga paraditja e së mërkurës ka dalë nga shtëpia dhe ende deri më sot nuk dihet për vendndodhjen e tij. Kështu ka bërë të ditur për emisionin “Ora Shtatë” gazetarja korrepsodente, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv. “Familja ka njoftuar institucionet por në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët e Ferizajt. Zotëri Avniu kishte pasur edhe probleme shëndetësore, ku mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore. Avniu jeton në Norvegji, por ai ishte për pushim në Kosovë në kohën e zhdukjes së tij”, u shpreh Hasani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë