Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada NULL NULL 12.06.2025 22:54 12.06.2025 22:54 34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani do të varrosen në varrezat e qytetit Laval të Kanadasë, më 15 qershor. Klankosova.tv ka raportuar se ata vdiqën sot, ku fëmija kishte rënë në një pishinë, e më pas e ndjera kishte tentuar ta shpëtonte të birin e saj. Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar se ceremonia e lutjeve dhe nderimit do të mbahet të shtunën, në xhaminë e quajtur “Balkan Muslim Community”, në ora 13:00. E pas kësaj, do të mbahet edhe varrimi në varrezat e Laval. Kurse, e pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”. E njëjta shoqatë ka shprehur ngushëllime për të dyja viktimat, duke thënë: “Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Morina në këtë moment të vështirë për familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë!”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë