Shqipëria gati për forcimin e kapaciteteve parandaluese për shpërthimet e zjarreve NULL NULL 12.06.2025 21:36 12.06.2025 21:36 Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se nga Gjirokastra, me stërvitjen “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, strukturat e mbrojtjes civile demonstruan angazhimin maksimal për të qenë të përgatitura për sezonin e verës. Në një postim në Facebook, Vengu ka theksuar se trajnim po bëhet në bashkëpunim me UNDP-në në kohën kur rreziku nga zjarret nuk është i vogël. “Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste”, ka thënë Vengu. I njëjti shtoi e Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin e shpejtë në terren. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 33 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 37 minuta më parë