KEK-u edhe gjashtë muaj Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset, Dhoma e Tregtisë kundërshton vendimin NULL NULL 12.06.2025 15:21 12.06.2025 15:21 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kundërshtuar ashpër vendimin e fundit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cili në mbledhjen e mbajtur të enjten caktoi Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026. Sipas kësaj dhome, ky vendim paraqet një tentim për të fshehur dështimet që kanë rezultuar nga vendimi arbitrar dhe i papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, një proces që nga fillimi është nisur në mënyrë të ngutshme dhe pa analizë gjithëpërfshirëse. DhTIK rikujton qëndrimin e saj të vazhdueshëm se liberalizimi i tregut duhet të shtyhet për të paktën një vit, duke i dhënë kohë institucioneve dhe palëve të interesit që të përgatiten seriozisht në të gjitha aspektet teknike, ekonomike dhe ligjore për ta realizuar këtë reformë në mënyrë të suksesshme dhe të drejtë. “Që në fillim, DhTIK ka paralajmëruar se mënyra si është nisur ky proces do të sjellë dëme serioze për bizneset, për punëtorët dhe për qytetarët, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e sektorit privat dhe vendet e punës. Tashmë pasojat negative po i shohim – bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin rrugëve, investimet e planifikuara po anulohe”n. “Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva serioze, duke theksuar nevojën për një qasje të kujdesshme dhe me faza, duke shprehur madje gatishmërinë për të mbështetur këtë tranzicion me mbështetje financiare konkrete”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, transmeton Klankosova.tv. ZRrE-ja ia vazhdon KEK-ut deri më 2026 statusin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për biznese *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë