Llapashtica (OVL-UÇK): Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rrëzohet (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 13:30 12.06.2025 13:30 Rafet Llapashtica nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur bindjen se aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale do të rrëzohet. I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka theksuar se mbrojtja është në fazën e fundit të dorëzimit të mocionit për rrëzimin e aktakuzës. “Sot është dita e fundit për dorëzim nga mbrojtja, dhe ne presim që në korrik të dorëzohet aktakuza e Gjykatës Speciale. Kemi besim në drejtësi, sepse gjithë ato shtete e kanë mbështetur rrugëtimin tonë. Besoj se kjo është shpurthja e fundit. Do të rrëzohet aktakuza”, tha Llapashtica, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën 15 korrik 2025 si ditën kur do të shpallet vendimi përfundimtar mbi kërkesën e mbrojtjes për rrëzimin e aktakuzës. Ekipet mbrojtëse duhet të dorëzojnë mocionin e përbashkët deri më 12 qershor. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.