Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grup veteranësh paralajmërojnë protestë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) 

NULL NULL
12.06.2025 09:33

Në ditën kur Kosova shënon 26-vjetorin e çlirimit, një grup veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vendosur të protestojnë, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Mes tyre është edhe veterani Zenel Kryeziu, i cili foli  për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke shpjeguar arsyet e kësaj proteste simbolike.

“E kemi parë të arsyeshme, dhe pak na ka kaluar ajo revolta,  sepse ka shumë vite që luftëtarët e çlirimit të këtij vendi po abuzohen, po nënçmohen dhe nuk nderohen. Bile së paku, një shenjë respekti nga një numër i madh i njerëzimit mungon”,  tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi vendosur që në Ditën e Çlirimit të bëjmë thirrje për të gjithë të dalurit nga lufta dhe të tjerët që të organizohemi dhe të bëjmë protesta deri në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga. Sepse me të vërtetë po na bëhen padrejtësi atje, po mbahen me akuza të pavërteta”,  shtoi ai.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.