Arrestimi i ish-policit Spahiu, Miftaraj: Serbia ka probleme me çdo gjë që është shqiptare (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 23:39 11.06.2025 23:39 Ish-polici Arbnor Spahiu, u arrestua para disa ditësh nga autoritetet serbe. Spahiu akuzohet me vepren penale “Vrasje e rëndë” që lidhet me rastin në Banjskë. Por, ai siç edhe konfirmoi sot edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, se ish pjesëtari i Njësisë Speciale nuk ka shërbyer në PK, nga viti 2022. Kjo temë me interes tejet të veçantë, u trajtua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova. Drejtori ekzekutiv i Institutit për Drejtësi Ehad Miftaraj, tha se duhet një offensive ndaj Serbisë. Miftaraj kërkoj edhe intervenimin e faktorit ndërkombëtar. “Kryesisht me shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Serbisë, duke e portretizuar këtë veprim të Serbisë, jo vetëm që i cënon vlerat më bazike evropiane, por është një vendim arbitrar dhe që tregon se Serbia nuk ka problem vetëm me Republikën e Kosovës, pork a problem me çdo gjë që është shqiptare”, deklaroi Miftaraj për Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 26 minuta më parë
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 2 orë më parë