Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të kuvendit NULL NULL 11.06.2025 22:46 11.06.2025 22:46 Deputetët e Kuvendit në seancën e 9 qershor, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se Gjykata Kushtetuese do të mund të zgjidhë ngërçin institucional që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Ajo theksoi se kërkesa e dorëzuar nga AAK në Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi mungon një vendim të Kuvendit që do të mund të kontestohej. “Nuk kam besim se Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi do të na japë rrugë për zgjidhje. Çështja është se nuk ka objekt”. “Nuk ka një vendim të miratuar nga Kuvendi që të mund të konsiderohet si objekt i ankesës për Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu në RTK, transmeton Klankosova.tv. Sot ka dështuar për herë të 30-të që Lëvizja Vetëvendosje ta votojë komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së kuvendit, e që kandidate nga kjo parti është Albulena Haxhiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 50 minuta më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 2 orë më parë