Kosova dhe Garda e Iowa-s thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes NULL NULL 11.06.2025 17:00 11.06.2025 17:00 Kosova dhe Garda e IOWA-s e kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në kuadër të këtij partneriteti, Stephen Osborn realizoi një vizitë zyrtare në Kosovë. Osborn, u takua me Nënkomitetin për Mbrojtje dhe Siguri, në prani të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Zyrës Ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Në njoftimin e ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes së Kosovës, mbështetjen për Planin Gjithëpërfshirës dhjetëvjeçar të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e stabilitetit rajonal, promovimin e industrisë amerikane dhe fuqizimin e angazhimit të përbashkët për siguri dhe zhvillim ekonomik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 4 orë më parë