Kuvendi s’i ndalë dështimet, sot shënoi të 30-tin – Shpend Ahmeti sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 11.06.2025 15:55 11.06.2025 15:55 Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të bllokada institucionale, ku edhe sot të zgjedhurit e popullit nuk arritën të gjejnë zgjidhje. Gjithashtu, me Ahmetin do të flasim edhe për zhvillimet e tjera në skenën politike, takimin mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës, si dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor 2025. A do të kemi qeveri para zgjedhjeve lokale? Kush me kë mund të arrijë marrëveshje për zhbllokim të situatës? Sa po i kushton Kosovës kjo bllokadë? Kush duhet ta fitojë Prishtinën? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 4 orë më parë