Lushaku-Sadriu: Dështimi i 30-të, paaftësi e LVV-së – LDK nesër shpalos idenë e Qeverisë së Trancizionit (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 11:55 11.06.2025 11:55 Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se dështimi i 30-të për të konstituuar Kuvendin erdhi për shkak të paaftësisë së partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, LVV-së. “Ky ishte episodi i 30-të i seancës konstituive, i cili nuk arriti të kurorëzohet me sukses për shkak të paaftësisë së partisë së parë. Për shkak se partia e parë nuk arriti të sigurojë një shumicë. Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës, për vetë Kosovën, për funksionimin tonë si demokraci dhe e cenon demokracinë e vendit tonë”. “Kjo është një situatë jo serioze ku partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë për të konsoliduar kuvendit, sepse qëllimi final është të mos e lëshojë as ekzekutivin”. “Ua kujtoj që 17 deputetë kanë dhënë betimin dhe janë në zyrtarë të Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Lushaku-Sadriu. Ajo tha se kjo krizë po reflektohet në inflacion e në çmime të larta dhe po pamundëson lehtësinë e përballueshmërisë së çmimeve nga qytetarët. Duke folur për propozimin e partisë që ajo përfaqëson për daljen nga kjo krizë, që është një Qeveri Tranzicioni, ajo tha se LDK-ja “nesër do të shpalosë një plan prej 15 pikash ku do të elaborojë idenë dhe prioritetet që do t’i shihnim si pjesë e kësaj qeverie për një periudhë të caktuar”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë