Liberalizimi i tregut të energjisë, Kastrati: Kosova pa infrastrukturë për konkurrencë reale (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 09:45 11.06.2025 09:45 Inxhinieri i sistemeve për energji solare, Albin Kastrati, ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova për sfidat që mund të përballet Kosova pas liberalizimit të tregut të energjisë. Sipas tij, vendi ende nuk ka politika të qarta dhe infrastrukturën e nevojshme për të qenë pjesë efektive e tregut të lirë. “Mënyra si ka ndodhur tek ne liberalizimi i tregut në Kosovë është pak problematike, sepse nuk i kemi akoma politikat dhe infrastrukturën adekuate për me dal në treg të lirë”, tha Kastrati, transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi se mungesa e linjave ndërkufitare me vende të tjera, përveç Shqipërisë, kufizon qasjen në bursa ndërkombëtare ku çmimet janë më konkurruese. “Nëse kishim pas linjë të 400 kV me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, do ishte më e lehtë me pas qasje në bursat kombëtare. Por, për shkak se kemi lidhje vetëm me Shqipërinë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht si prodhuese e qëndrueshme e energjisë elektrike, kjo ndikon që të kemi oferta të ulëta dhe çmime më të larta”, tha ai. Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.