Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025 NULL NULL 11.06.2025 08:14 11.06.2025 08:14 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot pasdite, në orën 15:00, mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së Zgjedhjeve Lokale 2025. Gjatë këtij takimi, pritet që KQZ të miratojë kalendarin me afatet e veprimtarive zgjedhore që lidhen me organizimin e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, nga vetë KQZ-ja. Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës: 2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së KQZ nr. 30, 31, 32 dhe 33/2025; 3. Raport i aktiviteteve të SKQZ dhe Zyrës; 4. Këshillat e KQZ; 5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore 5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale, 12.10.2025; 5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formulës për përbërjen e Komisioneve Komunale Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 4 orë më parë