Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lidhja e Bizneseve paralajmëron krizë të thellë nga liberalizimi i parakohshëm i tregut të energjisë

NULL NULL
10.06.2025 16:32

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj të thellë dhe alarmues për pasojat siç vlerësojnë katastrofale që po shkakton liberalizimi i parakohshëm i tregut të energjisë elektrike.

Ky proces, i cili po zbatohet në kushte jo të përshtatshme dhe pa përgatitjen e duhur të tregut, po dëmton rëndë bizneset në Kosovë, duke rrezikuar falimentimin e tyre dhe humbjen masive të vendeve të punës, transmeton klankosova.tv.

”Ky është vetëm fillimi i një vale të madhe humbjesh që rrezikon të përhapet në gjithë sektorin privat, duke minuar eksportet “Made in Kosova” dhe duke dëmtuar rëndë praninë e produkteve tona në tregjet evropiane.

Ky skenar alarmant do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renien e eksportit dhe në zvogëlimin e interesit të investitorëve të huaj, të cilët tashmë janë duke parë me shqetësim klimën e pasigurt dhe kostot e larta të energjisë në Kosovë.

Lidhja e Bizneseve i bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që të ndërpresë menjëherë procesin e liberalizimit derisa të përmbushen kushtet thelbësore për një treg funksional dhe konkurrues. Çdo vonesë tjetër në marrjen e masave do të rëndojë edhe më tej krizën ekonomike, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e sektorit privat dhe të gjithë ekonomisë kombëtare.

Liberalizimi i tregut është një domosdoshmëri për integrimin energjetik rajonal dhe evropian, por ai duhet të menaxhohet me përgjegjësi maksimale, në mënyrë graduale, të planifikuar dhe të koordinuar me sektorin privat, për të shmangur goditjet shkatërruese sociale dhe ekonomike.

Kerkojmë që ky vendim të shtyhet të implementuari spaku për 1 vit, që të bëhen pregaditjet e secilit inatitucione, që kur fillon të implementohet mos të ketë pasoja”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton klankosova.tv.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës qëndron në krah të biznesit dhe punëtorëve të vendit dhe thotë se do vazhdojë të kërkojë zgjidhje reale dhe të përgjegjshme për të mbrojtur ekonominë dhe të ardhmen e qytetarëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.