Ndahet nga jeta Sly Stone, ikona e muzikës funk (VIDEO) NULL NULL 09.06.2025 22:24 09.06.2025 22:24 Sly Stone, frontmeni i grupit legjendar Sly and the Family Stone, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe probleme të tjera shëndetësore. Në një deklaratë të familjes thuhet se ai u nda nga jeta i rrethuar nga tre fëmijët e tij, miku më i ngushtë dhe familja e zgjeruar, transmeton klankosova.tv. ”Ndërsa e vajtojmë mungesën e tij, gjejmë ngushëllim në trashëgiminë e tij muzikore që do të frymëzojë breza të tërë”, thuhet në deklaratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.