GP Aviation dhe Prishtina Ticket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit! NULL NULL 09.06.2025 14:31 09.06.2025 14:31 GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet direkte Prishtinë- Paris- Prishtinë. Tani çdo të hënë dhe të premte mund të udhëtoni drejt Parisit. Ky është destinacioni i 24-të ajror nga Prishtina drejt Evropës, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në zhvillimin e transportit ajror në Kosovë. Zgjerimi i rrjetit të fluturimeve ndër vite: Viti 2020 Basel, Düsseldorf, Stuttgart, München Viti 2021 Münster (Osnabrück), Växjö Viti 2022 Nürnberg Viti 2023 Berlin, Ljubljana Viti 2024 Luxemburg, Hamburg, Hannover, Memmingen, Burgas, Zürich, Geneva Viti 2025 Paris, Helsinki, Göteborg, Malmö, Stockholm, Köln, Dortmund, Bremen Për herë të parë në 5 vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës po përjeton një zhvillim kaq të madh, duke krijuar mundësi të reja për mërgimtarët, turistët dhe bizneset për të udhëtuar më shpejt e më lirë drejt destinacioneve evropiane. GP Aviation dhe PrishtinaTicket do të vazhdojnë edhe në vitin 2026 me hapjen e destinacioneve të reja, në funksion të mbështetjes së mërgatës, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit tonë të dashur – Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.