Prishja e raporteve Trump-Musk, “dy alfa meshkuj që duan të tregojnë cili ka pushtet më shumë” NULL NULL 09.06.2025 09:04 09.06.2025 09:04 Zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe prishja e raporteve mes Donald Trump dhe Elon Musk ishin temat që u diskutuan në emisionin “Ora Shtatë”. Sadri Kortoci, i cili jeton dhe vepron në SHBA, tha se është e vështirë të kuptosh veprimet e presidentit amerikan, transmeton Klankosova.tv. “Është e vështirë të kuptosh veprimet e Donald Trump, janë njerëz të fuqishëm ekonomikisht, Trumpi është edhe i fuqishëm politikisht. Por të dy kanë egot personale, egot e biznesit, fakti se Musk mendon se ka titullin që mund të bëjë çdo gjë lidhur me Trumpin, këto gjëra kalojnë në një moment ku prishen raportet”, u shpreh Kortoci. Ndërsa njohësi i zhvillimeve në SHBA, Bardh Zherka tha se ka qenë e pritshme prishja e raporteve mes Trumpit dhe Musk. “Ka qenë e pritshme. Mua po më duket se ka ardhur paksa me vonesë, duke marr parasysh egon të cilën këta dy njerëz e kanë pasur brenda një shtëpie që për ta tashmë ka qenë shumë e vogël, siç është Shtëpia e Bardhë, ironikisht me thënë”, u shpreh Zherka. Ai thotë se mosmarrëveshja mes Musk dhe Trump ka mundur të nisë nga buxheti që ka dashur ta shtyj ky i fundit. Ndërsa gazetari Ardian Gaxheri tha se njeriu më i pasur në botë dhe presidenti i Amerikës janë dy ‘alfa meshkuj’, njerëz që duan të tregojnë se cili ka pushtet më shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.