Sonte në “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare zbret në fushë kundër Serbisë NULL NULL 07.06.2025 07:21 07.06.2025 07:21 Sonte në kuadër të grupit K për kualifikime në ‘Kupën e Botës 2026’ zhvillohet ndeshja Shqipëri – Serbi. Takimi mes Shqipëri dhe Serbisë nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në stadium “Air Albania”, njofton Klankosova.tv Para ndeshjes, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, tha se shpreson që të kenë ndeshje të bukur. Derisa, futbollistët si Gjimshiti e Grezda ishin të bindur se në ndeshjen ndaj Serbisë do t’i marrin 3 pikët. Ndryshe, Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë bllokime të pjesshme sot në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit serb gjatë stërvitjes dhe ndeshjes. Ndryshe, agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, ku shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”. Takimin Shqipëri – Serbi mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën numër një në vend, Artmotion. / Klankosova.tv AP për ndeshjen Shqipëri–Serbi: Përballje që s’është veç për tri pikë