“Tingujt e një Udhëtimi” – Giovanni Bertolazzi rikthehet në skenën e TKOBAP në Tiranë NULL NULL 06.06.2025 14:38 06.06.2025 14:38 Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, sonte nga ora 20:00 publiku shqiptar mirëpret “Tingujt e një Udhëtimi” nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas dhe piano nga Giovanni Bertolazzi, në kuadër të Javës Kulturore Italiane. Nga Verdi, Puccini e Tchaikovsky, deri te një premierë absolute për herë të parë në Shqipëri, vjen vepra “Alla valle del fiume Crati” e kompozitorit arbëresh Salvatore Frega. Një koncert që sjell në skenën e TKOBAP-së hijeshinë dhe madhështinë e muzikës klasike, falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura, transmeton Klankosova.tv. Në kuadër të vizitës së tyre, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të zhvillojnë gjithashtu një masterclass për studentët e Universitetit të Arteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.