Festivali “KAH DRITA” vjen në korrik në Junik NULL NULL 06.06.2025 13:05 06.06.2025 13:05 Festivali “KAH DRITA”, do të mbahet më 19-20 korrik 2025 në Junik, aty ku ju pret bukuria e bjeshkëve të asaj ane për të përjetuar harmoninë midis natyrës dhe kulturës autentike të Dukagjinit. Kjo festë dyditore bashkon muzikën, artin dhe trashëgiminë kulturore me performanca dhe punëtori në ambiente unike, në oborret e kullave të Junikut, midis pyllit të pishave e rreth lumit në Amfiteatrin e Moronicës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.